Ka nisur zbatimi i aktit normativ për ndalim-qarkullimin nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mengjesit.

Rrugët u zbrasën në pak minuta pasi ora shënoi 22:00 dhe po ashtu bizneset ulën qepenat dhe baret e restorantet u mbyllën.

Çdo qytetari që do i duhet të lëvizë për arsye jo shëndetësore apo që nuk është punonjës i administratës spitalore, duhet të pajiset me leje nga portali e-albania.

Ndërkohë që në qarkullim gjatë kësaj fashe orare janë vetëm patrullat e policisë, të cilat ushtrojnë kontrolle.

Këto masa kufizuese do të zgjasin për 3 javë, ku më pas do të vlerësohet situata e pandemisë për të vendosur nëse do të ketë apo jo masa të tjera shtrënguese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *