Subscribe

Prej vitesh lumi Devoll ka qenë shkaktari kryesor i përmbytjeve në fushën e Maliqit. Mungesa e ndërhyrjes prej 40 vitesh në këtë pjesë të lumit ka bërë që në stinën e dimrit për shkak të bllokimit te urës, inertet të ktheheshin mbrapsht dhe përmbytnin fushës e Maliqit.

 

Ketë vit Bordi Rajonal i Kullimit ka nisur ndërhyrjet me mjete në pastrimin dhe thellimin e shtratit të këtij lumi në një gjatësi afro 1.5 kilometra. Punimet po kryhen në segmentin e lumit nga ura e re e fshatit Libonik deri në afërsi te fshatit Goçë.

 

Edhe banorët shprehen se një investim i tillë shpëton tokat e tyre nga përmbytja.

 

Fusha e Maliqit në stinën e dimrit nga përmbytjet humbet nga 200 deri ne 400 ha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *