Subscribe

Nëntë muaj pas tërmetit te 26 nëntorit, ka nisur faza e restaurimit te kullës C e cila ka qenë më e dëmtuara nga ajo natë. Kjo fazë e parë konsiston në mbajtjen në këmbë të kësaj kulle shumë të dëmtuar.

Blloqet e mëdha te shkëputura pas lëkundjes, do duhet te rikthen dhe te lidhen në hapësirat tashme boshe, dhe kjo mbetet nje nga sfidat e mëdha te këtij restaurimi kompleks ne Kalanë e Durrësit.

MIRELA JANO

PERGJEGJESE E DEPARTAMENTIT TE ARKITEKTURES ANTIKO-MESJETARE

Është rrëzuar një pjese e kullës qe i takon fazes se ndërtimit të Nasatasis ne vitet 481 518, kemi bërë studimin, janë dokumentuar, janë marrë dëmtimet dhe detajet e trashëgimisë. Dëmi është goxha i konsiderueshëm, kemi gjetur yllin e anastasi dhe prandaj mendojmë se është kjo kohë. Përvec studimit është parantimi i një pjese tjetër, gjëja e parë është ta mbajmë strukturën në këmbë për ta sigurar, dhe patsaj do vazhdojmë për hartimin e plotë të restaurimit.

Akoma nuk ka nje afat se kur do te nise faza e dyte e ndrehyrjes ndersa studimet gjologjike, sizmike, vazhojne ne kete hapsire.

Ndersa nderhyrja ne murin rrethues të kalase qe pësoi dëmtime nga termeti nderhyrja do te behet me vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *