Prej ditësh ka nisur puna për riparimin e rrugës Prekal-Kir në Dukagjin. Ky segment është etiketuar si rruga e vdekjes që në 30 vite ka marrë afro 100 jetë njerëzish.
Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 kilometra.
BENET BECI
KRYETAR I BASHKISË SHKODËR
“Është një zonë që prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e kësaj rruge. Dukagjini me këtë rrugë do të jetë një zbulim për Shkodrën, turizmin, kjo është faza e parë e këtij investimi”
Banorët e Dukagjinit i janë gëzuar nisjes së punimeve me shpresën që kjo zonë të gjallërohet edhe njëherë pasi shpopullimi ka qenë plaga e madhe e këtyre viteve.
BANORËT
1- “Kjo rrugë do hap perspektivë dhe do kthejë njerëzit e ikur. Do zhvillohet turizmi”
2- “Është një projekt i shumëpritur që ja vlen për ne dhe për Shkodrën, sepse sjell zhvillim”
Punimet e kësaj rruge pritet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. Ky aksi në të cilin nuk është investuar prej vitesh, ka rëndësi për zhvillimin e turizmit në rajonin e Shkodrës dhe të Tropojës.