Një mbrëmje fantastike në një nga ambientet më të bukura të Elbasanit mbushi me tingujt e muzikës dhe zërin e mrekullueshëm të tenorit Kastriot Tusha muret mijëra vjeçare të kalasë.

 

Në këtë natë të veçantë, tenorit ju dorëzua edhe çmimi “Qytetar Nderi” dhënë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit. Kënaqësi të veçantë e konsideroi Kryetari i Bashkisë dhënien e këtij çmimi.

 

I lindur dhe rritur në Elbasan sot Kastriot Tusha mori një emocion të veçantë, jo vetëm nga publiku i ngrohtë, por sepse që sot ai vjen si qytetar nderi i këtij qyteti.

 

Nata Europiane e nisur në Elbasan pritet të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë ndërsa, në një situatë jo fort të qetë politike organizatorët kërkojnë të bashkojnë shpirtra.

 

Muzikantë të vjetër e të rinj, breza të tërë të rritur me kulturë në një qytet plot tradita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *