Starton mbrëmja e 21 e spektaklit tuaj të preferuar në Vizion Plus, Ferma VIP 2.
Një natë me emocione të bukura do t’a shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
Pas shpalljes së Big Mamës si finalistja e parë e edicionit të 2-të, mbrëmjen e sotme është radha e një tjetër fermeri që do të vijojë drejt finales.
Cili prej tyre do të jetë më i mbështetur nga publiku, teksa katër më pak të votuarit do të duhet të përballen në një sfidë individuale.
Ndërkohë mungesa e një kryefermeri te zgjedhur, ka sjellë përplasje mes fermerëve.
Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
/vizionplus.tv