Për herë të parë në historinë e Izraelit një kryeministër  shkon ne gjykate per tu perballur me akuzat per korrupsion.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili të dielën e kaluar bëri betimin për të 5-tën herë për të drejtuar vendin, u paraqit në gjykatën në Jeruzalemin Lindor nën akuzat për korupsion, mashtrim, shkelje të besimit dhe rryshfet. Ai u shfaq me maskë dhe dhe i rrethuar nga badigardët.

Netanjahu i ka mohuar akuzat .Para séances Netanjahu tha se e gjitha kjo është një “një gjueti shtrigash që synon dëmtimin e tij dhe të familjes.


BENJAMIN NETANJAHU

KRYEMINISTER I IZRAELIT

“Kjo është një përpjekje për një grusht politik, kundër vullnetit të qytetarëve. Unë dua t’ju siguroj të gjithëve, me ndihmën tuaj, dhe me ndihmën e Zotit, unë do të vazhdoj të luftoj; Nuk do t’i lejoj ata të na rrëzojnë. Hetimet janë ndotur dhe trilluar që nga fillimi. Por mbështetja juaj e jashtëzakonshme më ngroh zemrën time. Unë e di se populli i Izraelit është pas meje.”

Gjyqi ndaj kryeministrit ishte parashikuar të niste në mes të muajit mars, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por tani, ndërsa gjykatat po rifillojnë punën me respektimin e higjenës dhe distancës fizike,  një panel prej tre gjyqtarësh do të lexojnë akuzat kundër Netanyahu dhe tre të pandehurve të tjerë.

Ai akuzohet se ka marrë dhurata luksi nga miq të pasur në këmbim të favoreve. Çështja e ka ndarë vendin në 2 pjesë. Qindra njerëz janë mbledhur në protestë para gjykatës duke kerkuar pafajesine e tij ndersa te tjeret mbeshtesin drejtesine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *