Nëse ka një person, që vërtet di të guxojë, ajo është Nicki Minaj. Si nga muzika ashtu dhe nga daljet në tapetin e kuq, Nicki duket gjithnjë me besim të hekurt te vetja, por në fjalimin e fundit në “Fashion Los Angeles Awards”, këngëtarja kurajoze, tregon disa gjera për të cilat nuk ia kemi patur idenë.

 

 

34-vjeçarja shprehet: “Të gjithë fitojnë dhe humbin në syrin publik. Të gjihë kemi pasiguritë tona, dua të them, hidhini pas krahëve fjalet e atyre që paragjykojnë femrat, jo vetëm në këtë dhomë, por kudo në botë. Të gjithë duan të jenë në vendin tënd deri në momentin që ti i vendos ata, dhe ngecin për të marr një vendim.”

 

 

“Duhet të kesh shumë guxim të bësh gabime në publik”- vazhdon ajo, “dhe të lexosh komente të tmerrshme për veten tënde çdo ditë, dhe sërish të mbash në fytyrë një buzëqeshje të bukur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *