E ndërsa në Universitetin e Tiranës prej ditësh studentët kanë bojkotuar mësimin si dhe janë ngujuar në fakultete, në rrethe ata kanë qenë më të paktë.

 

Këtë të hënë ishin një pjesë e studenteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që shpallën ngujimin.

 

Duke marre parasysh mos plotësimin e dy kërkesave qe i kishin vendosur rektorit, si shenje revolte, ata u ngujuan në mjediset e fakultetit te Ekonomikut.

Studentet paralajmërojnë se kjo forme proteste do te jete pa afat ndërsa i kërkojnë policisë dhe rektorit qe te mos tentojnë te ndërhyjnë.

 

Përveç 9 pikave te studenteve në rang kombëtar që i kane dorëzuar qeverise dhe ministrisë për miratim, studentët e Shkodres kërkojnë nga universiteti i këtij qyteti plotësimin edhe te dy kërkesave të tjera.

 

Ata duan uljen nga 30 në 25 pikë kreditë për kalimin nga viti i dytë në të tretin dhe shkarkimin e këshillit studentor aktual.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *