Subscribe

Një grup studentësh nga radhët e juridikut kanë vendosur ta zhvendosin protestën brenda ambienteve të Fakultetit.

 

Ata janë mbyllur brenda godinës ndërsa kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme të fakultetit duke vendosur karrige.

 

Të rinjtë kanë theksuar se do të qëndrojnë aty deri të dielën.

 

Studentët vijojnë të protestojnë në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Prej të hënës në universitetet publike është bojkotuar mësimi nga një pjesë e studentëve ndërsa ata që kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë kanë qenë shumë të pakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *