15 vjet pas krijimit Prokuroria e Krimeve të Rënda do të pushojë së ekzistuari. Duke filluar nga 20 dhjetori javën e ardhshme funksionet e saj siç pritej do t’i kryej me një dorë të fortë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Tetë prokurorët e posaçëm janë zgjedhur tashmë dhe duhet të fillojnë punën madje duke marrë një edukim të posaçëm të mbështetur nga qeveria amerikane.

 

I ftuar për këtë çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ishte deputeti I PS, Adnor Shameti. Ai tha se ngritja e SPAK është një lajm I mirë për të gjithë shqiptarët pasi do të goditet korrupsioni ne vend.

 

Shameti komentoi edhe çeshtjen e betimit të anëtërave të SPAK si dhe çështjen nëse Presidenti Meta nuk I thërret.

 

Intervista e Plote: 

Çfarë do të ndryshojë në luftën kundër korrupsionit kjo strukturë e posaçme?

 

Lajmi mirë sot për të gjithë shqiptarët është që kemi zhgënjyer edhe më skeptikët që do të mendonin se nuk do tia arrinim në këtë ditë që të bënim efektivë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion apo SPAK-un siç njihet rëndom për publikun shqiptar nga njëra anë edhe vënien në efektivitet të plotë të gjithë organeve të reja të qeverisjes së drejtësisë së re. Kështu kjo është ajo që është për tu përshëndetur. Atë faktin nëse do t’I thërrasi apo jo presidenti i Republikës….

 

Çfarë ndryshon? Pasi thuhet që do të jetë një strukturë “e tmerrshme” më e ashpër?

 

Ndryshe nga prokuroria e dikurshme që ishte një organ unik I centralizuar dhe I organizuar vertikalisht ku ishte prokuroi I Përgjithshëm më I lartë që mund të thithte dhe të ushtronte kompetencat e prokurorit më të ulët. Tani është horizontalisht prokuroia dhe e ndarë në dy blloqe. Në njërin bllok është prokuroria civile, “ajo që do të gjykojë çështjet apo krimet ordinere” dhe nga ana tjetër kemi subjektin e posaçëm që do të hetohen nga prokuroia e posaçme SPAKU dhe gjykata e posaçme që do të shqyrtojë e do të gjykojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë të zyrtarëve të lartë. Pra kjo do të jetë fusha e veprimtarisë së prokurorisë së posaçme.

 

Pra të 8 prokurorët duhet të nisin punën duke respektuar gërmen e ligjit vetëm pasi të betohen në preisdencë. E nëse nuk I thërret presidenti?

 

Në bazë të ligjit për statusin e magjistratëve është e domosdoshme që ata të kryejnë betimin. Të gjithë këta prokuror. Dhe momenti I fillimit të marrjes së përfitimit të atij emërimi është momenti I kryerjes së atij betimi. Unë jam I bindur që presidenti i Republikës do të ushtrojë e do të zbatojë atë funksionin e vetë për ta thirrur dhe organizuar ceremoninë e betimit. Gjithësesi edhe nëse një rast I tillë nuk do të ndodhi, për të cilin shpresoj shumë të mos ndodhi, por ne në Komisioni ne Ligjeve një grup deputetësh, unë jam një nga nismëtarët, kemi marrë një nismë ligjore për të ndryshuar pika të caktuara të ligjit “Për Gjykatën Kushteteuese” nga njëra anë dhe nga ana tjetër ligjiy “Për statusin e magjistratëve”. Me fjalë të tjera ne kemi paraqitur një mekanizëm zhbllokues për ta tejkaluar këtë ngërç edhe nëse do të ndodh.

 

A nuk është kjo një marrje e kompetencave të Presidentit?

 

Në mënyrë kategorike jo. As për pjesën që I takon Gjykatës Kushtetuese, e cila është e përcaktuar në Kushtetutë beëtimi I anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese para presidentit të Republikës. Ndërsa në rastin e të gjithë magjsitratëve të tjerë përfshirë edhe prokurorët e SPAK-ut betimi është I parashikuar në ligjin organik të tyre, atë të statusit të Magjistratëve. Nuk I merret kompetenca por fryma e organizimit të reformës. E ngritjes dhe bërjes së reformës në drejtësi ka qenë nga njëra anë shmangia e influencave forcave politike në organizimin e funksionimit të organeve të sistemit të drejtëisë. Dhe nga ana tjetër shmangia e çdo mekanizmi zhbllokues në konstituimin e trupave përbërëse të këtyre organeve të gjyqësorit. Kështu që nuk mundet që ne pë një element ceremonial, sikurse Komisioni I Venecias është shrpehur për betimin, të bllokojmë konstituimin nga njëra të Gjykatës Kushtetuese apo dhe gjithë spektrin e magjistratëve të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *