Subscribe

Kur duhet edhe një javë nga përfundimi i afatit të mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për përzgjedhjen e kandidaturave për drejtuesit dhe anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dosjet e të paktën 100 aplikantëve po kalojnë sitën e përmbushjes së kritereve dhe vlerësimit të karrierës.

 

DAMIAN GJIKNURI

KRYETAR I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER KQZ-në

Po shqyrtohen dosjet nga administrata e kuvendit, po sistemohen dosje dhe shumë shpejt do të anonçohet seanca dëgjimore.

 

 

MYSLIM MURRIZI.

ANETAR I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER KQZ-në

Shoh personalitete të fushave të ndryshme, njerëz që kanë integritet. Do të përpiqem të votoj atë që më mbush mendjen që është më i papërdorshëm nga PS, PD dhe LSI.

 

 

Kandidatët që përmbushin kriteret do të rivlerësohen nga komisioni i posaçëm që ri-kthen në kuvend Partinë Demokratike, e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi.

 

DAMIAN GJIKNURI

KRYETAR I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER KQZ-në

Do të kryejmë edhe procedurat e konsultimit me opozitën, Partinë Demokratike e cila është pjesë e procesit përmes dispozitave tranzitore për të përzgjedh komisionerin, nënkomisionerin dhe anëtarët e KQZ-së.

 

Në përmbushje të marrëveshjes së 5 Qershorit për kodin e ri zgjedhor, komisioni përzgjedh tre kandidatura për drejtuesin e ri të KQZ-së , por në parlament për t’u votuar shkojnë dy, pasi njëra shkualifikohet nga Partia Demokratike. E njëjta procedura ndiqet edhe për nënkomisionerin, nga tre emrat e propozuar njëri shkualifikohet, por këtë herë nga Partia Socialiste.

Mes kandidatëve të mundshëm për një mandat 7 vjeçar për kryetar të KQZ-së janë Ilirian Celibashi, Lefterie Lleshi, ish drejtues të këtij institucioni apo Ilir Rusmajli, ish ministër i drejtësisë në qeverinë Berisha një.

Për nënkomisionerin që detyrë të vetme ka monitorimin dhe zbatimin e teknologjisë për identifikimin elektronik për një mandat katër vjeçar, mes konkurrentëve janë Lealba Pelinku drejtuesja e departamentit të antikorrupsionit në Partinë Demokratike apo Hysen Osmanaj, ish anëtar i KQZ-së.

Si komisioneri dhe pesë anëtarët e dy komisioneve, atë Rregullator e të Ankimimeve dhe Sanksioneve zgjidhen me jo më pak se tre të pestat e votave në parlament.

 

 

Aplikantët për komisioner të KQZ

 

Admir Drago                                               Agron Haxhimihali

Andon Lleshaj                                             Arben Xhiku

Ardjan Myslimaj                                         Bledar Skënderi

Dritan Çaka                                                          Drita Avdyli

Elvin Lako                                                   Haki Mustafa

Halil Hyseni                                                          Helga Vukaj

Hysen Osmanaj                                             Ilirjan Celibashi

Ilirjan Rusmali                                              Irsa Ruçi

Ismail Tafani                                               Koli Bele

Lealba Pelinku                                            Lefterie Luzi Lleshi

Muharrem Çakaj                                         Naim Mëçalla

Olimbi Hoxhaj                                            Përparim Shullazi

Rudin Deda                                                          Sali Shehu

Sokol Bana

 

 

Aplikantët për N/Komisioner të KQZ

 

Agron Haxhimihali                                                         Arben Xhiku

Elvis Çefa                                                                       Haki Mustafa

Helga Vukaj                                                                   Hysen Osmanaj

Ismail Tafani                                                                  Jona Kuka

Lealba Pelinku                                                                 Muharrem Çakaj

Naim Mëçalla                                                                   Olimbi Hoxhaj

Përparim Shullazi                                                             Rudin Deda

Valbona Lasku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *