Policia e Tropojës ka proceduar në gjendje të lirë 28-vjeçarin, i dyshohet se ka ngritur një dron që mbante një flamur me siglën e PD-së. Flamuri u ngrit gjatë takimit elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj.

Në pranga përfundoi i riu me iniciale A. G., i cili akuzohet për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin  e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Videoja u publikua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook”, i cili shkruante: “Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepsëse!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *