Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Eugen Papandile që garonte për Gjykatën Kushtetuese.

 

Pas këtij vendimi nuk ka më asnjë pengesë që Kushtetuesja të plotësohet brenda pak ditësh.

 

Meqenëse nuk ka më ankime nga kandidatët e skualifikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi këtë javë pritet të mblidhet për vendimmarrjen finale në lidhje me dy emrat që garojnë për Gjykatën Kushtetuese.

 

Këshilli duhet të zhvillojë intervistat dhe të rendisë kandidatët Sonila Bejtja dhe Altin Binaj dhe t’ia nisë Presidentit të Republikës e Parlamentit të cilët kanë të drejtën të zgjedhin nga një anëtar. Meqenëse janë vetëm dy kandidatë në garë, që tani mund të thuhet se gjyqtarët e ardhshëm të Kushtetueses do të jenë Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.

 

Me zgjedhjen e këtyre gjyqtarëve, Shqipëria plotëson kushtin për një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *