Një letër e lënë në derën e postës së policisë ka çuditur edhe vetë agjentët.

Bëhet fjalë për ngordhjen e qenit të famshëm antidrogë Rocky në stacionin e policisë së Vicenzës në Itali.

Rocky, qeni gjerman që ende nuk kishte bërë 3 vjec ngordhi për shkak të problemeve në stomak.

Por kjo gjë nuk trishtoi vetëm policët e këtij komisariati, të cilët punuan me qenin e famshëm në përditshmëri për të gjurmuar veprimtari kriminale.

Ata që janë mërzitur me ngordhjen e Rockyt ishin edhe vetë kriminelet.

Ne derën e policisë së Vicenzes u gjet një letër në të cilën shkruhej.

 

“Mund të jemi kriminel, shpërndares drogë dhe keqbërës por edhe ne kemi ndjenja. Një qen nuk mund të ketë kurrsesi asnjë faj dhe ajo që ka ndodhur na ka prekur edhe neve. Ju ndoshta keni menduar se mund ta kemi helmuar ne, por në fakt nuk është absolutisht e vërtetë. Mirupafshim Rocky!

 

 

Letra e gjetur ne deren e policise:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *