Ai ishte 12 vjeç dhe kishte më shumë se 17 milion ndjekës, të cilët e ndoqën atë në aventurat e veta si në TikTok ashtu edhe në Instagram. Majmuni më i famshëm në botë Georgie Boy ngordhi në mënyrë të papritur teksa po bënte një kontroll mjekësor periodic në pjesën e dhëmbëvë.

Lajmi u dha nga familja me të cilën jetonte kafsha.

 

“Ne kemi një lajm të tmerrshëm për t’ju dhënë. Ditët e fundit Georgie ka qenë në një veteriner për një kontroll dentar, gjatë së cilit, megjithatë, anestezia shkaktoi probleme; ai për fat të keq ngordhi pasditen e 7 qershorit. Georgie isht shumë I dashur për ne, një pjestar I familjes sonë.Shpirti dhe dashuria e tij do të jetojnë përgjithmonë; ne ju duam, George “.

 

Kanali kushtuar kafshës së vogël në TikTok dhe Instagram do të mbetet gjithashtu aktiv në javët e ardhshme: pronarët e majmunit i thanë dashamirësve me lot në sy se ata kishin akoma shumë materiale të pabotuara për Georgie Boy, dhe së shpejti do të publikohen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *