Google ka publikuar një listë me gjërat më të kërkuara për vitin 2018, përfshirë këtu filmat më të suksesshëm, VIP-at më të njohur, ngjarjet më të bujshme etj.

 

Lista është vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mund të themi se ngjarjet janë universale dhe për shumicën e renditjeve do të ishim dakord të gjithë.

 

Na vjen mirë ku shohim se Kupa e Botës është më e kërkuara dhe e klikuara për vitin që lamë pas, sepse aty ndodhet shqiptarja Era Istrefi. Uragani i Florence që goditi qytetin bregdetar të Wilmington-it në Karolinën e Veriut dhe disa zona të tjera gjithashtu ka qenë ndër më të klikuarit në Google.

 

Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit, ishte një tjetër ngjarje e bujshme, e cila renditet në vendin e tretë.

 

Në vijim gjeni listat e plota.

Lista finale:

  1. World Cup
  2. Uragani Florence
  3. Mac Miller
  4. Kate Spade
  5. Anthony Bourdai
  6. Black Panther
  7. Mega Millions Results
  8. Stan Lee
  9. Demi Lovato
  10. Zgjedhjet elektorale.

 

Filmat:

  1. Black Panther
  2. Incredibles 2
  3. Deadpool 2
  4. Avengers: Infinity War
  5. A Quiet Place.

 

Aktorët:

  1. Logan Paul
  2. Bill Cosby
  3. Sylvester Stallone
  4. Pete Davidson
  5. Michael B. Jordan.

 

Njerëzit:

  1. Demi Lovato
  2. Meghan Markle
  3. Brett Kavanaugh
  4. Logan Paul
  5. Khloe Kardashian

 

Vdekjet:

  1. Mac Miller
  2. Kate Spade
  3. Anthony Bourdain
  4. Stan Lee
  5. Aretha Franklin

 

Muzika:

  1. Demi Lovato
  2. Eminem
  3. Ariana Grande
  4. Rick Ross
  5. Cardi B

 

Këngët:

  1. Bohemian Rhapsody
  2. This Is America
  3. Baby Shark
  4. God’s Plan
  5. Killshot

 

Dasmat:

  1. Dasma mbretërore [Prince Harry dhe Meghan Markle]
  2. Dasma e Priyanka Chopra-s me Nick Jonas
  3. Dasma e princeshës Eugenie-s me Jack Brooksbank
  4. Dasma e Kat Von D me Rafael Reyes
  5. Dasma e Deepika Padukone me Ranveer Singh

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *