Një 11-vjeçar i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë, në katin e dhjetë. Ngjarja ndodhi në natën mes të hënës dhe të martës në Napoli dhe la të tronditur shumë njerëz. Prindërit e të voglit po përjetojnë një dhimbje të papërshkrueshme, ndërsa fqinjët e përshkruajnë ngjarjen si horror.

“Një histori e pabesueshme, si ato që shohim në filmat horror ku ndodhin gjëra të pabesueshme”, tha një prej tyre.

Në ballkon prindërit gjetën vetëm një celular dhe një stol. I mituri i ka dërguar edhe një mesazh nënës para se të vdiste.

 

“Mami, babi, ju dua shumë, por më duhet të ndjek burrin me kapuç që është para meje. Nuk kam më kohë.”

 

11-vjeçari ishte një nxënës model dhe asnjëherë nuk kishte lënë dyshime se e shqetësonte diçka.

 

Autoritetet po hetojnë rastin dhe midis pistash është edhe loja online “Jonathan Galindo”. Kjo lojë konsiston në një burrë me kapuç të zi që kërkon miqësi me fëmijët në rrjetet sociale. Ai u jep atyre sfida të ndryshme dhe i shtyn deri në esktrem, vetëvrasje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *