Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e të shtunës, ku një 40 vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke I spërkatur me benzinë.

 

Sipas inforamcioneve, shtetasi me inicialet Z.V. është nisur drejtë shtëpisë së vjehrrit me fëmijët e tij të mitur 3 dhe 4-vjeç duke njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata.

 

Teksa ka mbërritur tek shtëpia e vjehrrit, ai ka nxjerrë një bidon 1.5 litër me benzinë dhe ka spërkatur veten dhe fëmijët duke deklaruar se do vetëflijohen.

 

Por në momëntin që ai do të kryente aktin vdekejprrurës ka ndërhyrë policia e cila ishte njoftuar nga vëllai i 40 vjeçarit.

 

Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët, ndërsa bëhet e ditur se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *