Një 14 vjecar është gjetur pa jetë mëngjesin e kësaj të shtune në Liqenin e Farkës.

 

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se I mituri me iniciale A.R, dyshohet se është mbytur në liqen.

 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, kohën kur I mituri është larguar nga shtëpia dhe dinamiken e ngjarjes.

 

 

 

Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili​ dyshohet se është mbytur në liqen.
Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *