Një ngjarje e rëndë është regjistruar në maternitetin e Pogradecit, ku mjekët bënë të vdekur një foshnje edhe pse ajo ishte akoma gjallë. Sipas tyre, foshnja kishte ndërruar jetë për shkak se nuk qau dhe për këtë arsye në kartelat mjekësore është shënuar si abort dhe jo një lindje.

 

Stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar të pajetë. Por pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej dhe e ka dëgjuar të qajë. Pas kësaj, foshnja e porsalindur është  nisur në Tiranë, por për fatin e keq nuk ka mundur të jetojë.

 

Ka qenë babai i foshnjës, që  ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke dëshmuar se foshnja u gjet në një kuti.

 

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklaratën e mjekes Genta Shyta, e cila ka pranuar që ka thënë se ka qenë abort, por më pas sipas saj ka ndodhur një “mrekulli”. Ndërkohë, dosja i është përcjellë Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *