Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla përgëzoi policinë për punën e kryer këtë të enjte në Elbasan. Balla tha në “Facebook” se efektivët vepruan ashtu siç duhet për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve, por edhe të vetë punonjësve të policisë.

 

“Policia e Shtetit është në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe garantimit të rendit publik. Shërim të shpejtë dy djemve të rinj që pabesisht teksa kalonin rrugën ranë pre e sulmit sot në Elbasan. Policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej, por askush nuk mund të guxojë të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Policisë.”

 

Pasditen e sotme forcat RENEA vranë 71-vjeçarin Lefter Zhidru, i cili terrorizoi Elbasanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *