Subscribe

Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë bllokimit të fluturimeve, pas protestës së kontrollorëve të kompanisë së aviacionit civil.

 

Në një takim elektoral, kreu i qeverisë tha se e gjithë ajo situatë u krijua për të bllokuar ardhjen e vaksinave të reja anti-Covid.

 

Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta po bëjnë përpjekje për të marrë nën kontroll vendin dhe shqiptarët.

 

Më tej, ai iu bëri thirrje të rinjve gjirokastrite që të votojnë PS, për të vijuar punët e nisura.

 

“Të bllokohet aktiviteti esencial, jetik, i gjithë qarkullimit ajror të vendit, nën pretendimin, në dukje, për të rrëqethur mishin. “Jemi të stresuar se na kanë ulur rrogën në 2.4 mijë USD”. U bë për të bllokuar vaksinimin, që të krijohet një mjegull e madhe. Po si mund t’i bëhet kjo vendit tënd? Ata në fakt nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, me njerëzit, me vendin. Sepse duan me patjetër që t’i marrin gjërat në dorë për t’iu kontrolluar juve, njerëzit dhe vendin për hesapet e tyre. Unë jam vetëm pengesa mes jush dhe atyre. Ata janë mbrapa, duke u përpjekur të na kapin nga xhaketa dhe të pengojnë, të na frenojnë, të na bllokojnë, por ne do vazhdojmë të ecim më shpejt përpara, me vendosmëri e kokëfortësi. Nuk vendoset se kush do qeverisë, ky apo ai, nuk është çështje emrash, vendosni si do të jetë Shqipëria e kësaj dekade, si do të jetë Shqipëria juaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *