Presidenti i Republikës Ilir Meta do të takohet këtë të enjte me ish-presidentët Bujar Nishani dhe Bamir Topi.

 

Takim me Nishanin do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa me Bamir Topin 18:00.

 

Në fokus do të jetë çështja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta në lidhje me këtë çështje gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime me krerët e opozitës jo parlamentare, të cilët kryesoheshin nga lideri demokrat Lulzim Basha si dhe ish-presidentët Mejdani, Berisha apo personalite të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *