Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj ka folur mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” lidhur me problemet e Reformës në Drejtësi.

Sipas saj, një ndër problemet kryesore ishte vonesa që pati për emerimin e anëtarëve të vettingut dhe fillimin e punës me një afat të mëvonshëm. Skëndaj theksoi se atyre gjyqatërëve apo prokurororëve që janë larguar nga sistemi i drejtësisë për shkelje të kriterit pasuror, duhet t’i ishte dhënë një mundësi për të qëndruar nëse ishin të aftë profesionalisht.

 

Për të bërë një analizë të plotë do të duhej më shumë kohë për të parë nëse sistemi i Drejtësisë është i kapur politikisht.
E para polarizimi politik duke filluar që nga ligji i vettnigut ku pati vonesa për emërimin e anëtarëve, fIllimi nga puna me një afat të mëvonëshëm. Nëse i referohemi të dhënave që kanë të bëjnë me procesin e vettingut, organziata ka parë të dyja anët e medaljes ka rezultate pozitive, por jam dakord që duhet të ishte bazuar në analizën e kritereve profesionale jo vetëm të pasurisë.
57% janë larguar me shkarkim, ndërprerje të procesit apo pushim. Mendoj që do të duhet të ishte parë në mënyrë më strategjike për t’i dhënë mundesi atyre që janë gjetur në shkelje të kriterit pasuror për të qenrdruar në sistem nëse ishin të aftë profesionalisht. Duhet të jemi objektiv në këtë vlerësim”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *