Policia e Korçës ka vënë në pranga 69 vjeçarin, i cili ngacmoi seksualisht fqinjen dhe tentoi të vrasë me armë zjarri policinë.

 

I ndaluari Gani Xhambazi 69 vjeç, banues në ish konviktin e shkollës së ndërtimit është konfliktuar me A.H. 46 vjeç, fqinj i tij, konflikt që ka shkuar deri në grindje të vazhdueshme mes tyre. Shkak është bërë bashkëshortja e 46 vjeçarit, e cila ngacmohej seksualisht nga autori i ngjarjes.

 

Nëna e dy fëmijëve ishte përballur disa herë me episode të ngacmimit seksual nga 69 vjeçari i cili njohej si një person problematik. sinkron Alketa Frashëri Pasi është grindur me bashkëshortin e Alketa Frashërit  Xhambazi ka shkuar drejt banesës së vet për të marrë një armë zjarri automatik.

 

Pas një telefonate nga ana e banorëve në sallën operative, patrulla e policisë ka shkuar në banesën e 69 vjeçarit, i cili sapo ka parë uniformat blu i ka drejtuar armën njërit prej tyre, duke tentuar të qëllonte drejt oficerit të policisë. Për fatin e mirë arma i është bllokuar duke mos mundur të realizonte qitjen.

 

Policia ka mundur të ndërhyjë menjëherë duke e neutralizuar Gani Xhambazin, të cilin e kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Korçës. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se 69 vjeçari është një person i njohur për policinë pasi edhe më parë ka qenë i dënuar për disa vepra penale.

 

Kësaj radhe mbi të rëndon akuza  “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *