Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gërmenj, në Kolonjë, ku një automjet u dogj qëllimisht.

Në pranga përfundoi Enver Cubi, autori i dyshuar i ngjarjes, 53-vjeç, banues në Vorë. Dyshohet se ai ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të Th. Th., 66 vjeç.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur së konflikti ka ndodhur për shkak të një kullote, ndërsa mësohet se emri i autorit të dyshuar është Enver Cubi.

Nga ana e policisë, ende po hetohet për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *