Subscribe

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, e që do të mbahet të shtunën, do të marrin pjesë 1 mijë e 100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD në të gjithë Shqipërinë.

 

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, si dhe delegatët e rinisë dhe gruas. Për pasojë, numri shkon në 1800 delegatë.

 

Pritet të flasin 20 figura që kanë dhënë kontribute në PD, mes të cilëve edhe ata që kanë pranuar ftesën e Berishës për rikthim në parti.

 

Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë në orën 13:00.

 

Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *