Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima propozon që Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë e të mbajë një ditë zie për të nderuar viktimat e COVID-19.

 

Përmes një statusi në “Facebook”, Kokëdhima shprehet se shumica prej viktimave janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi, edhe pse shumë do të dëshironin t’u jepnin nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë.

 

“Pandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në Shqipëri. Nga Italia erdhën në Shqipëri 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, që humbën betejën me COVID-19. Në SHBA deri më sot janë 9 shqiptarë të vdekur. Shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi. Do të donim shumë t’u jepnim nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë. Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ propozoj që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *