Teksa po afrojnë festat e krishtlindjes edhe vitit të ri, shumë vende kanë paralajmeruar masa të reja për të kufizuar përhapjen e pandemisë së covid 19.

 

Në Maqedoninë e Veriut këtë të hënë, me 22 nëntor, pritet të vendosen masat e reja anticovid në të cilat të gjithë punonjësit e sektorit publik do të duhet të paraqesin në punë  certifikatën e gjelbër që verteton vaksinimin me të paktën një vaksinë kundër Covid-19, test negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë, të kryer me shpenzimet e tyre ose  një dokument që ka kaluar Covid-in. Disa ditë më parë shkupi gjithshtu njoftoi se në të gjitha hapësirat e mbyllura, si restorante e qendra tregtare nuk do të mund të  aksesohen nga personat që nuk janë injektuar me dy doza të vaksinës.

 

Edhe qeveria greke ka paralajmeruar ashpërsimin e kufizimeve  kryesisht për qytetarët që refuzojnë vaksinën. Të pavaksinuarit nuk do të mund të frekuentojnë restorantet ,kinematë, teatrot, muzetë dhe palestrat. Për të shmangur rritjen e numrit të  të infektuarve, Athina ka vendosur gjithashtu të zvogëlojë kohëzgjatjen e “certifikatës së gjelbër ” në 7 muaj për personat  mbi 60-tat, si një nxitje për tu injektuar me dozën e tretë.

 

Ndërkohë shumë lande në gjermani kanë prezantuar  rregulla më të rrepta. Shtrëngimi i fundit është në Bavari , ku tregjet  dhe festimet e Krishtlindjeve janë anuluar, ndërsa do të ketë një izolim në zonat më të rrezikuara. Për turistët që vijnë nga vendet në rreziktë lartë,do të vendoset një karantinë 10-ditore, e reduktuar në 5 me një tampon negativ.

 

Ministri zviceran i Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së masave kufizuese për valën e 5-të të pandemisë . Qeveria zvicerjane  pritet të votojë më 28 nëntor “Aktin Covid”, i cili u jep autoriteteve më shumë fleksibilitet për të luftuar pandeminë.

 

Ndërsa, Franca dhe Britania e madhe kanë deklaruar se aktuialist nuk do të ketë kufizime më të ashpra pasi nuk i konsiderojnë të nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *