Platforma Tring për të gjithë abonentët e saj sjell si dhuratë këtë fundvit një kanal dedikuar të gjithë familjes.

 

Nga 15 dhjetori “TRING FAMILY” do të jetë kanali më i ri që i shtohet listës së pasur të kanaleve të tjera dhe ka si qëllim të bëjë bashkë të gjithë familjen duke i ofruar 24 orë filma të zhanreve të ndryshëm si komedi, romancë, dramë dhe filma të animuar. Nuk do të mungojë kinemaja e viteve të fundit, por edhe ajo më e shquara ndër vite për më nostalgjikët.

 

I konceptuar për të bërë bashkë gjithë familjen, përpara një ekrani, në çdo orë të ditës programacioni i “TRING FAMILY” do të jetë shumë i larmishëm dhe argëtues.

 

Në këtë kanal të gjithë do të kenë kohën e tyre: fëmijët, adoleshentët, prindërit dhe gjyshërit.

 

Tani do të kemi një arsye më shumë për të qëndruar në shtëpi për të kaluar më shumë kohë me familjen në shoqërinë e filmave të preferuar.

 

Por surprizat e Tring nuk përfundojnë me kaq. Mund të ndiqni këtë kanal të ri dhe të gjithë programacionin që Tring ofron falë ofertave të dedikuara Festive.

 

Abonohuni për 12 Muaj duke shijuar 64 kanale Tring dhe Kombëtare në platformën Tokësore ose 52 Kanale në platformën Satelitore me Uefa Champions League dhe NBA të përfshira për vetëm 9,900 lekë.

 

Përfitoni dekoder dhuratë.

 

Këtë super ofertë mund ta përfitoni në të gjitha pikat e shitjes Tring ose duke klikuar në www.tring.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *