Subscribe

Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit të kombinuar në sistemin e arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se ky skenar do të nisë të zhvillohet nga data 1 dhjetor 2020 deri në një vendim tjetër.

 

Gjatë kësaj periudhe, do të vazhdojë të zbatohet i njëjti program mësimor, të njëjtat plane mësimore e ngarkesa të mësuesve, si dhe rekomandohet të zbatohet orari mësimor që shkollat kanë aktualisht.

 

Klasat e para deri në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës, njësoj siç kanë vepruar deri më tani.

 

Ndërkohë, klasat e gjashta deri në të nëntën, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:

“-Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

-Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.”

-Në varësi të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në rast se shkollat kanë situata të rënduara në stafet mësimore apo tek nxënësit, me urdhër të MASR, mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore (nga 1 tek e 5) dhe maturantët zhvillojnë mësimin në klasë. Ndërsa klasat e tjera bëhen online.

-Dhe në raste më të rënduara, vetëm klasa 1 dhe klasa 12-të në mjediset fizike të shkollës, ndërsa të gjitha klasat e tjera do të zhvillojnë mësimin online.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *