Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se “ushtria izraelite është e përkushtuar për të shkatërruar Hamasin”, duke iu përgjigjur një deklaratë të zëdhënësit të lartë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i cili kishte paralajmëruar më parë se grupi militant është një “ideologji” që nuk mund të zhduket.

“Duke thënë se do ta eliminojmë Hamasin, po hedhim hi në sytë e botës. Nëse nuk ka alternativë, në fund, Hamasi do të ekzistojë përsëri”, tha zëvendësadmirali Daniel Hagari në një intervistë televizive për Channel 13 të Izraelit.

Komentet e tij u hodhën poshtë shpejt nga zyra e Netanyahut, kabineti i të cilit përsëriti se sulmi në Gaza nuk do të përfundojë derisa Hamasi të mposhtet.

“Kabineti i kryesuar nga kryeministri Netanyahu ka vendosur si një nga qëllimet e luftës shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeveritare të Hamasit”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

“Ushtria izraelite është sigurisht e përkushtuar për këtë”, shtohet në deklaratë.

Në një deklaratë të veçantë në kanalin e saj Telegram, ushtria sqaroi se Hagari i referohej Hamasit “si një ideologji dhe deklaratat e tij ishin të qarta”.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj po vazhdonin operacionet e tyre “përtej enklavës duke synuar militantët dhe infrastrukturën ushtarake në operacione të sakta, të bazuara në inteligjencë” , tha ai.

Gjatë natës, ata goditën zonat e Rripit qendror të Gazës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra, thanë mjekët, ndërsa tanket thelluan inkursionin e tyre në Rafah në jug, thanë banorët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *