Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënoi sërish Hamasin.

 

Gjatë takimit që pati me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Netanyahu paralajmëroi se nëse Hamasi prish armëpushimin, përgjigja e Izraelit do të jetë e ashpër.

 

“Nëse ata prishin armëpushimin dhe na sulmojnë, ne do të përgjigjemi. Dhe përgjigja do të jetë e fortë.”

 

Netanyahu foli edhe për përmirësimin e kushteve humanitare në Gaza dhe zhvillimin ekonomik me bashkëpunim dhe pjesëmarrje ndërkombëtare. Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë në ditët që dy vendet ishin në konflikt të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *