Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shpalli fitoren në zgjedhjet e 3-ta në 12 muaj. Kur janë numëruar rreth 90% e votave, partia Likud duket se ka fituar shumicën. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, Netanjahu u tha mbështetësve të tij në Tel Aviv se kjo është një fitore “më e ëmbël ” se ajo e vitit 1996 kur u bë kryeministër për herë të parë.

 


BENJAMIN NETANJAHU


KRYEMINISTER I IZRAELIT

 

 “Ne qëndruam para një vështirësie të jashtëzakonshme. Ata na thanë që ne do të humbasim, sepse ishte fundi i epokës. Por ne vërtetuam të kundërtën. Ne e kemi shëndëruar Izraelin në një superfuqi”

Deri më tani, krahu i djathtë i kryesuar nga partia Likud ka arritur të sigurojë 59 vende në parlamentin me 120 deputetë, por Netanjahut i duhet edhe 2 mandate për te bere qeverine.

 

Gjatë fushatës netanjahu u zotua se do të aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar, nëse ai do të siguronte një mandat të 5 në krye të qeverisë.

 

Kundërshtari më i madh i tij, gjenerali në pension Benny Gantz dhe partia e tij “Blu e Bardhë”, kanë siguruar 54 vende.  Liga Arabe ka arritur të sigurojë 15 vende, duke u kthyer në forcën e 3 më të madhe në vend.

 

Megjithatë rezultati i këtyre zgjedhjeve është një kthesë e madhe vetëm 2 javë para fillimit të gjyqit ndaj Netanjahut i cili akuzohet për korrupsion. Akuzat ndaj tij çuan vendin në një krizë të thellë politike e cila zgjati për 12 muaj. Izraelitët u detyruan të votojnë për të dytën herë dhe në asnjë rast Netanjahu nuk arriti të marrë shumicën, dhe as të formojë koalicion qeveritar. Pavarësisht fitores paraprake, duket se zgjedhjet e kësaj të hëne, po i japin shpresë kryeministrit dhe partisë së tij Likud për të qëndruar sërish në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *