Subscribe

“DEA KOZMA – GAZETARE

Java e tretë e Kategorisë Superiore rikthen në fushë klasiken e futbollit shqiptar, VLLAZNIA- TIRANA. Edhe pse fillim sezoni, të dyja skuadrat zbresin në fushë me objektivin e vetëm, marrjen e tre pikëve.”

 

Mesditën e kësaj të premteje Tirana zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore në pragë të ndeshjes së të shtunës. Pas eliminimit surprizues nga Kupa e Shqipërisë, bardheblutë kërkojnë të ndryshojnë fytyrë dhe të kthehen tek rezultatet pozitive.

 

Për teknikun Nevil Dede , kjo do të jetë ndeshje e parë në krye të pankinës bardheblu.

 

NEVIL DEDE

TRAJNERI I TIRANËS

Ka qenë historikisht mes dy klubeve. Ambjenti është perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli dhe për t’u shprehur si dhe të fitojë ai më i zoti. Është bukuri e futbollit shqiptar. Kjo ‘klasike’ i jep një interes më të madh mediatik dhe komuniteti sportiv. E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton të huaj apo shqiptar.”

 

Nga ana tjetër Vllaznia kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në kampionat pas dy fitoreve radhasi. Trajneri Tomas Brdaric tha se djemtë janë përgatitur mirë dhe do të zbresin në fushë vetëm për fitore

 

THOMAS BRDARIC

TRAJNERI I VLLAZNISË

Ne po punojmë shumë fortë për të arritur objektivat tona. Fokusi jonë është te ndeshja e nesërme dhe duhet të jemi të thjesht pasi luajmë ndaj kampionëve të Superligës e për këtë arsye jemi shumë të motivuar . Kemi shumë respekt për Tiranën, por jo frikë. Ne jemi përgatitur shumë mirë, kam një ndjesi të mirë dhe kam besim se do të marrim 3 pikë në këtë sfidë ”  

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera , Teuta pret Kukësin në Niko Davana, Partizani- Laçi, Kastrioti-Apolonia dhe Bylis-Skënderbeu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *