Subscribe

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën në ora 11 të mbahet seanca, në të cilën pritet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti.


Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i bindur se qeveria do të marrë mbështetjen e nevojshme të deputetëve.

ARBEN GASHI
KRYETAR, GRUPI PARLAMENTAR LDK

Jemi të sigurt që i kemi votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet brenda ditës të zyrtarizojë emrat e kabinetit të ri. Sipas kësaj force politike është garantuar mbështetja me votë nga 65 ligjvënës. Qeveria e re do të jetë në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt dhe minoritetet. Ndërsa AKR e Behgjet Pacollit nuk do të përfaqësohet në qeveri, por do ta votojë atë.

Ndërkaq Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kërkojë zgjedhje të reja me anë të një peticioni.

Vetëvendosje fillimisht nisi mbledhjen e firmave online, ndërsa pas zbutjes së masave kundër COVID-19, peticioni po nënshkruhet edhe në sheshet kryesore të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *