Subscribe

Të sëmurët kronikë mbi 60 vjeç nga dita e nesërme do të kenë mundësinë për të marrë dozën e parë të injeksionit antiCOVID.

Njoftimin  e bëri ministrja Manastirliu nga pika e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ku u shpreh se procesi për moshën mbi 65+ po vijon normalisht.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve.”

Ndërsa për moshën 60+ që nuk kanë sëmundje kronike, Manastirliu apelon për t’u regjistruar pranë mjekut të familjës, që të vaksinohen sa më shpejt. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *