Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për 25 zgjedhjet e prillit.

Ndërkohë kujtojmë se Komisioni është propozuar nga Partia Demokratike për të hetuar paligjshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në rend dite do të diskutohen:

Rendi i Ditës:

Deklarimi i konstituimit të Komisionit Hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.
Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit.
Përcaktimi i detyrave të Komisionit.
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor.
Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit.
Vlerësimi i të dhënave paraprake, që përbëjnë plan paraprak hetimi dhe deklarimi i hapjes së hetimit.
Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.
Gjithashtu gazetari Stafa bën me dije se Komisioni Hetimor përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët janë:

Enkelejd Alibeaj Kryetar PD
Toni Gogu Zëvendëskryetar PS
Klotilda Bushka anëtare PS
Blerina Gjylameti anëtare PS
Aurora Mara anëtare PS
Klevis Xhoxhi anëtar PS
Nasip Naço anëtar PS
Petro Koçi anëtar PS
Bardhyl Kollçaku anëtar PS
10.Gazmend Bardhi anëtar PD

Oerd Bylykbashi anëtar PD
Ferdinand Xhaferraj anëtar PD
Ervin Salianji anëtar PD
Kreshnik Çollaku anëtar PD
Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur

Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS
Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS
Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD
Lindita Metaliaj anëtare zëvendësuese PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *