Pasditen e se hënës deputetët do të mblidhen për të ngritur të gjitha strukturat e reja të parlamentit.

 

Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike. Gjithashtu nesër do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet. Socialistët dhe demokratët i kanë caktuar tashmë se ku do të punojnë secili prej deputetëve dhe miratimi nuk do të ketë debate.

 

Gjatë javës së ardhshme, Parlamenti pritet të mblidhet edhe për miratimin e qeverisë Rama, por data mbetet në dorë të Presidentit të Republikës, i cili duhet të dekretojë emrat e ministrave.

 

Duke iu referuar vendimit të Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta nuk mund të refuzojë asnjë prej ministrave që janë zgjedhur deputetë.

 

Të vetmet që mund të kalojnë në skanerin e kreut të shtetit janë ministrja e Financave, Bujqësisë dhe Rinisë.

 

Pas procesit të dekretimit; Edi Rama duhet të prezantojë para Parlamentit programin qeverisës, moment që shënon edhe përplasjen e parë mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike, pas më shumë se 2 vjetësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *