Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e parë për muajin qershor përballë Uellsit. Kuqezinjtë po zhvillojnë përgatitjet e fundit në Kardif, ku tekniku italian ka patur mundësi të shikojë edhe formën e skuadrës.

 

Sipas trajnerit, edhe pse një miqësore , djemtë  janë të motivuar në maksimum për të dhënë gjithçka.

 

EDI REJA

TRAJNER I KOMBETARES SHQIPTARE

 

“Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë e ne.”

 

I pyetur për 11  titullarët që do të hedhë në fushë, Reja iu përgjigj:

 

“Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik.”

 

Në krah të trajnerit ishte dhe mesfushori Amir Abrashi qe do të mbajë shiritin e kapitenit neser.

 

AMIR ABRASHI

FUTBOLLIST

 

“Është kënaqësi e madhe dhe një nder të jem kapiten i Shqipërisë. Duhet të fitojmë dhe të luajmë mirë, mendimi im është të luajmë lojën tonë dhe më të rëndësishme janë ato në shtator, por edhe këto duam t’i fitojmë.”

 

Ndeshja Uells-Shqipëri do të luhet këtë të shtunë në orën 18:00.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *