Ne Milano është mbledhur Këshilli Ministror i OSBE-se, i cili nesër do te vendose zyrtarisht qe Shqipëria te marre presidencën e radhës te kësaj organizate te rëndësishme ndërkombëtare. Ne ditën e pare te takimit, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati u ndal tek situata ne rajon duke shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës së sigurisë, pasi marrëdhëniet dypalëshe të pazgjidhura e ndonjëherë retorika nacionaliste, minojnë përpjekjet për të rivendosur stabilitetin.

 

Bushati theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të vlefshëm në forcimin e paqes e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. “Përgëzime për udhëheqjen e mrekullueshme të kryesisë italiane përgjatë vitit 2018. Mbështetje të plotë edhe për miqtë tanë sllovakë dhe kryesinë e tyre të ardhshme. Mbetemi në pritje për të qenë pjesë e trojkës së ardhshme,” theksoi shefi i diplomacie shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *