Maturantët do të japin të hënën provimin e parë të Maturës Shtetërore. Kjo është bërë e ditur nga vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila iu ka uruar suksese në provim dhe rrugëtimin e tyre jetësor. Nesër maturantët do të japin provimin e Gjuhës së Huaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shahini i ka shprehur mirënjohjen çdo nxënësi, prindi e mësuesi për përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor.

“Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *