Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do te nisen ne oren 15.00 drejt Brukselit per te marre pjese ne konferencen e pare nderqeveritare.

 

Delegacioni perbehet nga 25 anetare, dhe pervec shefit te qeverise Rama, pjese e tij jane edhe ministrja e Jashtme Olta Xhacka dhe kryenegociatori Zef Mazi.

 

Konferenca e pare nderqeveritare BE-Shqiperi do te zhvillohet te marten paradite. Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

 

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Rama, ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrell dhe komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

 

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 këshilli evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e shqipërisë në be dhe të martën procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *