Jeni një njeri pesimist nga natyra, tipi që shikon gjithmonë gotën gjysmë zbrazur? Kjo nuk është diçka e mirë për shëndetin e trurit tuaj.

Një studim i ri zbuloi se mendimi i vazhdueshëm negative është i lidhur me sëmundjen e Alzajmerit pasi dëmtohen dy proteinat më kryesore që janë përgjegjëse për këtë sëmundje.

“Ne propozojmë që mendimi i përsëritur negativ mund të jetë një faktor i ri rreziku për të kaluar në çmenduri”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Natalie Marchant, një psikiatre dhe studiuese e moshuar në Departamentin e Shëndetit Mendor në University College London, në një deklaratë.

Mendimet negative për të kaluarën dhe shqetësimet për të ardhmen u matën në mbi 350 njerëz mbi moshën 55 vjeç për një periudhë dy-vjeçare.

Rreth një e treta e pjesëmarrësve gjithashtu iu nënshtruan një skanimi të trurit për të sasinë e dy proteinave kryesore që shkaktojnë sëmundjen e Alzajmerit.

Skanimet treguan se njerëzit që kaluan më shumë kohë duke menduar negativisht kishin më shumë proteina, memorie më të keqe, krahasuar me njerëzit që nuk ishin pesimistë.

Por sasitë e proteinave nuk u rritën në njerëzit që tashmë janë në depresion dhe në ankth. Kjo i bën studiuesit të dyshojnë se mendimi i përsëritur negativ mund të jetë arsyeja kryesore pse depresioni dhe ankthi kontribuojnë në sëmundjen e Alzajmerit.

“Duke marrë edhe studimet e tjera, që lidhin depresionin dhe ankthin me rrezikun e demencës, ne mendojmë se mendimet negative për një kohë të gjatë mund të rrisin rrezikun e demencës”, tha Marchant.

Sipas një neurologu, po ashtu pjesëmarrës në studim, këto janë gjetje shumë domethënëse për të ardhmen e pacientëve.

“Ky është studimi i parë që tregon një marrëdhënie biologjike midis mendimit të vazhdueshëm negativ dhe patologjisë së Alzajmerit. Kjo ju jep mjekëve një mënyrë më të saktë për të vlerësuar rrezikun dhe për të ofruar ndërhyrje më të personalizuar”, tha neurologu Richard Isaacson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *