Një ligj danez që do të lejonte autoritetet shëndetësore të injektojnë me forcë tek njerëzit një vaksinë anti-COVID është bllokuar pas më shumë se një jave protestash. “Ligji për epideminë” që ishte propozuar, do të zëvendësonte një ligj ekzistues për emergjencën, të miratuar në pranverë. Ky ligj i dha qeverisë fuqinë për të luftuar COVID-19.

 

Por danezët u ngritën në protesta kundër masave radikale, që sipas tyre, politikanët shpresonin t’i bënin të përhershëm, pavarësisht shfaqjes së dy vaksinave të mundshme anti-COVID.

 


Me ndihmën e policisë, “Ligji për epideminë” do të lejonte vaksinimin e detyruar të njerëzve që e refuzojnë atë, si edhe ekzaminime të detyrueshme mjekësore e futje në qendrat e izolimit.

 

“Autoriteti Danez i Shëndetësisë do të jetë në gjendje të përcaktojë grupe njerëzish që duhet të vaksinohen në mënyrë që të eliminojnë një sëmundje të rrezikshme. Njerëzit që refuzojnë, në disa situata, mund të detyrohen përmes ndalimit fizik, me policinë që do të ndihmojë”, raporton “Local”.

 

 

Shoqata Mjekësore Daneze ishte midis grupeve të tjera që bënë thirrje për qeveritarët që të heqin dorë nga ligji.

 

“Ne mendojmë se këto janë rregullore që shkojnë shumë larg dhe duhet të ndryshohen. Një fuqi e tillë do të ishte tejkalim i kufijve”, tha drejtoresha e Shoqatës Mjekësore Daneze, Camilla Rathcke për shtypin danez.

 

Ky ligj do t’i jepte po ashtu të drejtë minsitrit të Shëndetësisë të vendoste se për cilën sëmundje duhet përdorur një forcë e tillë.

 

“Ne nuk dyshojmë që një ministër të ketë qëllime të këqija. Por vendimet për situatat emergjente kanë nevojë për mbështetje të gjerë parlamentare”, tha Anders Beich, kreu i Kolegjit Danez të Mjekëve të Përgjithshëm.

 

Aktivistët protestuan në rrugët e Kopenhagen për nëntë ditë ndanë kënaqësinë e tyre për lajmin se ligjvënësit janë tërhequr.

 

Kjo ngjarje nuk mori një vëmendje të madhe mediatike, por megjithatë, danezët ja arritën qëllimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *