Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar.

 

Te shoqëruarit nga policia, pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë. Ndërkohë blutë e Vlorës bëjnë me dije se po vijojnë hetimet, ndërkohë që persona të tjetër po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Selkie Hoxhallari dhe djali i saj Olsi Hoxhallari, banues në lagjen “1 maji”, u gjeten te vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

 

Në trupat e pajete u konstatuan dëmtime fizike. 73-vjeçarja u gjet me shenja të dallueshme dhune, çka shtoi dyshimet se ishte mbytur,  ndërsa djali i saj kishte goditje në kokë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *