Dalin detaje të reja në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Policia konfirmoi se vëllai i Zhaneta Josifit, 56 vjeçe ka gjetur në banesë të pajetë këtë të fundit dhe njërën prej mbesave të tij, Anisa Josifi, 30 vjeç.

Ndësa vajza tjetër, Blerta Josifi është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Vëllai i 56-vjeçares ka shkuar në shtëpinë e tyre pasi ka tentuar të lidhet me ta përmes telefonit, por askush nuk i është përgjigjur.

Dyshohet se nëna me dy vajzat ishin dëshmitare të Jehovait dhe besonin tek ringjallja, por arsyeja e ngjarjes nuk është konfirmuar akoma nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *