Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se negociatat në kampin opozitar janë drejt fundit. Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ndoka u shpreh se është dakordësuar me kryedemokratin Lulzim Basha që do të garojë në Shkodër.

 

“Është një moment negociatash, jemi pothuajse në hapat e fundit për të patur një marrëveshje publike të të gjithë opozitës së bashkuar. Besoj se do të jemi pjesë e listës, kemi rënë dakord në parim që unë të garoj në qarkun e Shkodrës. Edhe PDK do të ketë disa kandidatë të tjerë në listën e opozitës së bashkuar, në Lezhë, Elbasan, Tiranë, Fier, por edhe në qarqe të tjera ku ne po shohim hapësira”, tha Nard Ndoka për gazetarin Aleksandër Furxhi.

 

Nard Ndoka shtoi se opozita momentalisht po sheh mundësinë e taktikës sesi të organizohet me ekipet që ka. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e qartë në programin e saj sepse këtë presin qytetarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *