Subscribe

Bashkimi Europian do të publikojë në datën 5 shkurt metodologjinë e re të zgjerimit. Vizion Plus mëson se dokumenti për negociatat me Shqipërinë ishte planifikuar  per në 29 janar, por është shtyrë për një javë.

 

Sipas burimeve drafti ndodhet në zyrën e Komisionerit  për zgjerimin Oliver Verheily, i cili vizitoi Tiranën dhe Shkupin pak ditë më parë.

 

Metodologjia e re do të jetë e përmbledhur në pesë grupe të kapitujve, sundimi i ligjit, tregu i brendshëm, transporti, energjia dhe politika e jashtme, ku pika e parë,  është dhe pjesa më e rëndësishme  metodologjisë, pasi ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Vetëm pasi të hapen  kapitjt 23 dhe 24 të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë, shqipëria  do të duhet të përgatisë Planet e veprimit të cilat më pas do t’i referohen zbatimit të standardeve të përkohshme, transmeton Vizion Plus.

 

Ne metodologji pritet të prezantohet parimi që asnjë kapitull nuk mund të hapet derisa të mos përmbushen standardet paraprake. Por  ekziston mundësia që të rihapeni ata të cilët  mund të jenë mbyllur.

 

Drita jeshile per dy vendet e ballkanit mund te ndizet perpara mbajtjes se samitit te Zagrepit në muajin maj. Vete kancelarja gjermane Angela Merkel ka permendur si moment te hapjes se negociatave muajin mars duke u shprehur optimiste se pas publikimit të metodologjise se re shanset për të bindur te gjitha vendet e Bashkimit Europian jane me te medha, shkruan Vizion Plus.

Metodologjia e re e zgjerimit u kerkua nga Franca ne keshillin e 18 tetorit, kur parisi zyrtar bllokoi hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Por edhe pse do te kete nje metodologji te re zgjerimi ende nuk ka asnje qendrim publik nga Franca apo edhe Holanda nese jane te gatshme te hapin negociatat me Shqiperine e Maqedonine e Veriut.

Keto jave do te jene intensive ne lidhje me procesin e zgjerimit dhe diten e premte Tiranën pritet ta vizitojë edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel./ Vizion +

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *